Kosova mposhtet nga Ukraina
Kosova U18M ka pësuar edhe humbjen e pestë në pesë ndeshjet e zhvilluara në grupe. Dardanët e rinj janë mundur nga Ukraina me rezultat 68:78 (17:15, 18:29, 15:20, 18:14), në Kampionatin Evropian, Divizioni B. Basketbollistët e Kosovës në çerekun e parë dhe atë të fundit, për një nuancë ishin më të mirë se kundërshtarët, por…
Sport
Kosova U18M ka pësuar edhe humbjen e pestë në pesë ndeshjet e zhvilluara në grupe.
Dardanët e rinj janë mundur nga Ukraina me rezultat 68:78 (17:15, 18:29, 15:20, 18:14), në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Basketbollistët e Kosovës në çerekun e parë dhe atë të fundit, për një nuancë ishin më të mirë se kundërshtarët, por dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, ku pësuan 18:29.
Te Kosova, Arlind Konjuhi shënoi 24 pikë dhe Jon Ismajli kontribuoi me 16 pikë e nëntë kërcime.
Tashmë Kosova do të garojë për vendet 17-22./Lajmi.net/