Kosova mëson nesër kundërshtarin e radhës drejt Botërorit 2026
Shorti për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës 2026 për UEFA-n do të mbahet më 20 nëntor. Nga Evropa, 16 ekipe do të luftojnë për katër vende të mbetura për në turneun në Amerikën e Veriut. Mes tyre është edhe Kosova, që kualifikohet në këtë fazë pas rezultateve të saj në kualifikime dhe Ligën e…
Sport
Shorti për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës 2026 për UEFA-n do të mbahet më 20 nëntor.
Nga Evropa, 16 ekipe do të luftojnë për katër vende të mbetura për në turneun në Amerikën e Veriut. Mes tyre është edhe Kosova, që kualifikohet në këtë fazë pas rezultateve të saj në kualifikime dhe Ligën e Kombeve UEFA 2024-25.
Ndeshjet do të zhvillohen më 26 mars (gjysmëfinalet) dhe 31 mars (finalet). Shorti vendos se cilat ekipe do të përballen, duke përfshirë emra si Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina, Polonia, Ëelsi, Irlanda dhe Shqipëria, por edhe ekipet e tjera si Rumania, Suedia dhe Maqedonia e Veriut.
Kjo është një mundësi historike për Kosovën që të luftojë për kualifikim në Kupën e Botës 2026 dhe të bëhet pjesë e futbollit më të madh ndërkombëtar.