Kosova me rekord historik në ranglistën e FIFA-s pas rezultateve të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një rekord historik në përditësimin më të fundit të renditjes së FIFA-s, falë paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ siguruan një vend në ‘play-off’ të Botërorit, pasi e mbyllën Grupin B në pozitën e dytë, ku u përballën me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, raporton lajmi.net…
Sport
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një rekord historik në përditësimin më të fundit të renditjes së FIFA-s, falë paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ siguruan një vend në ‘play-off’ të Botërorit, pasi e mbyllën Grupin B në pozitën e dytë, ku u përballën me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, raporton lajmi.net
Kosova e përfundoi kampanjën me tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Në ndeshjet e fundit, ajo triumfoi kundër Sllovenisë në Ljubljanë dhe barazoi 1-1 me Zvicrën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Falë këtyre rezultateve, Kosova ka shënuar edhe një rritje të ndjeshme në renditjen e UEFA-s, e dyta brenda këtij viti pas asaj të nëntorit.
Renditja e re e FIFA-s
Kosova është ngjitur për katër pozita dhe tashmë mban vendin e 80-të në renditje duke lënë pas vetes kombëtare si Curaçao, Guinea, Mali i Zi etj.
Shqipëria në ndërkohë ka rënë në dy pozita dhe tashmë gjendet në vendin e 63-të.
Listën e plotë të shteteve me përditësimin më të ri të FIFA-s mund ta gjeni KËTU.
