Kosova luan me Senegalin?

Përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të kundërshtarit të radhës. Pas Përfaqësueses së Turqisë, me të cilën do të luajë ekipi i Albert Bunjakit më 21 maj, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë vënë në gjah të kundërshtarit të muajit qershor. Dhe, me gjasë menaxherët që janë autorizuar nga FFK, e kanë gjetur…

Sport

28/03/2014 09:00

Përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të kundërshtarit të radhës. Pas Përfaqësueses së Turqisë, me të cilën do të luajë ekipi i Albert Bunjakit më 21 maj, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë vënë në gjah të kundërshtarit të muajit qershor.

Dhe, me gjasë menaxherët që janë autorizuar nga FFK, e kanë gjetur kundërshtarin e qershorit.

Ai mund të jetë Senegali, i cili gjendet në pozitën e 69-të të FIFA-s. Ekipi afrikan nuk do të jetë pjesëmarrës në Botërorin e Brazilit, kështu që do të ketë mundësi të zhvillojë miqësore.

Sidoqoftë, i takon shtëpisë së futbollit kosovar ta zyrtarizojë në një të ardhme të afërt kundërshtarin e Kosovës.

Përfaqësuesja e zhvilloi një ndeshje miqësore historike më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ndaj Haitit, që përfundoi pa gola, 0:0.