Kosova kujton 11 shtatorin, Haxhiu dhe Kurti bëjnë homazhe sot
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe sot te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Homazhet do të zhvillohen në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, nga ora 09:00, pas të cilave…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe sot te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Homazhet do të zhvillohen në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, nga ora 09:00, pas të cilave Haxhiu dhe Kurti do të mbajnë edhe fjalë rasti.
Sot shënohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, që tronditën Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën.
Më 11 shtator 2001, 19 rrëmbyes morën kontrollin e katër avionëve të pasagjerëve. Dy prej tyre u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa një tjetër goditi ndërtesën e Pentagonit. Aeroplani i katërt u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët dhe ekuipazhi tentuan të rimerrnin kontrollin e tij.
Në sulmet e 11 shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë persona. Vetëm në kompleksin e Qendrës Botërore të Tregtisë u vranë 2,752 persona, përfshirë 343 zjarrfikës dhe 60 pjesëtarë të policisë. nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.