Kosova kërkon mundësi t’u ndihmojë shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Nacional i Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliu, ka deklaruar sot se ka biseduar me shefin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Valdet Sadikun.

Lajme

25/12/2014 15:26

Në këtë takim, sipas Musliurt, është diskutuar për format me të cilat qeveria e Kosovës mund të ndihmojë në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në fushën e sportit, kulturës dhe arsimit.

Valdet Sadiku, gjatë vizitës në komunat e Luginës së Preshevës, ka zhvilluar një takim të përbashkët edhe me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi.

Musliu për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ka thënë se pret që Kosova në të ardhmen të ketë një rolë aktiv në përmirësimin e shqiptarëve të cilët jetojnë në tre komunat e Luginës, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Takimi kishte të bënte kryesisht me njoftimin me mundësitë e hapjes së një rruge të mirë për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë”, ka thënë Musliu, transmeton lajmi.net.