“Kosova ka qenë afër njohjes nga Greqia”
Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka deklaruar se Kosova ka qenë shumë afër njohjes nga Greqia disa vite më parë, por sipas tij, zhvillimet e mëvonshme kanë ndryshuar situatën. Në emisionin “Info Magazine”, ai tha se aktualisht Kosova është më larg këtij qëllimi sesa ishte më herët. “Në fakt para disa vitesh…
Lajme
Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka deklaruar se Kosova ka qenë shumë afër njohjes nga Greqia disa vite më parë, por sipas tij, zhvillimet e mëvonshme kanë ndryshuar situatën.
Në emisionin “Info Magazine”, ai tha se aktualisht Kosova është më larg këtij qëllimi sesa ishte më herët.
“Në fakt para disa vitesh ishim shumë afër njohjes së Kosovës nga Greqia, por kanë rrjedhur gjërat ashtu si kanë rrjedhur dhe tani jemi pak më larg, por ku veçojmë fuqinë e ShBA-së, sidomos në këtë periudhë që shihet se janë duke ushtruar fuqinë e tyre në fusha të ndryshme politike, ushtarake, ekonomike dhe energjetike, dhe gjithë kohë po e aplikojnë këtë fuqi që ka dhe një nga argumentet tona që e bëjmë në Kongres…i bëjmë, sepse jemi të vetëdijshëm për pengesat që ka anëtarësimi i Kosovës në NATO”, theksoi Vulaj.