“Kosova ka nevojë për sistem si Shqipëria”, Ramabaja: LVV dhe PDK do të triumfojnë në zgjedhje, LDK drejt humbjes
Analisti politik, Sabri Ramabaja, ka deklaruar se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella në organizimin e saj të brendshëm, duke marrë shembull modelin administrativ të Shqipërisë. “Informacione konkrete nuk kam, por fakti që po punohet mbi këtë ide tregon se ka vullnet për të dalë nga ky qark i mbyllur. Kosova ka nevojë për…

Lajme
Analisti politik, Sabri Ramabaja, ka deklaruar se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella në organizimin e saj të brendshëm, duke marrë shembull modelin administrativ të Shqipërisë.
“Informacione konkrete nuk kam, por fakti që po punohet mbi këtë ide tregon se ka vullnet për të dalë nga ky qark i mbyllur. Kosova ka nevojë për një sistem të organizimit të brendshëm të ngjashëm me Shqipërinë — të ketë bashkësi, prefekturë dhe një organizim tjetër të pushtetit lokal,” tha Ramabaja.
Ai shtoi se ky model do të mundësonte edhe një riorganizim më funksional të komunave në veri dhe lindje të vendit.
“Kryetari i ardhshëm i Mitrovicës mund të përfshijë tërë veriun, ose ai i Gjilanit të mbulojë edhe Anamoravën,” theksoi ai.
Sa i përket dinamikës politike dhe zgjedhjeve të ardhshme, Ramabaja parashikoi një garë të fortë mes dy partive kryesore.
“Atyre që më së shumti iu konvenon shkuarja në zgjedhje janë Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Me gjakftohtësi, këto dy parti do të jenë fitueset më të mëdha, duke marrë më shumë deputetë,” vlerësoi ai.
Ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Ramabaja parashikoi rezultate të dobëta. “LDK do të përjetojë humbje në këto zgjedhje,” përfundoi ai.
Ramabaja deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për qeveri por jo për Albulena Haxhiun.
” Treshi i NISMA-së dhe dy tre votuesve potencial, disa janë të gatshëm të votojnë Fatmir Limaj por jo Albulena Haxhiun. E disa janë të gatshëm tëvotojnë Haxhiun por jo Limaj. Pastaj të dyja palët e votojnë kryeministrin”, tha ai në Dukagjin.