Kosova ka çka të eksportojë në BE

Ministri Bernard Nikaj thotë se Kosova ka produkte që mund t\'i eksportojë në BE. Ai thotë se MSA-ja kërkon që bizneset kosovare të arrijnë standardet e BE-së.

Lajme

01/05/2014 21:14

Nesër pritet të përfundojnë negociatat e Kosovës me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit. Kosova pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje mund të humbë 20 milionë euro, por ato mund të rikthehen madhje edhe të shtohen me eksportimin e produkteve tona në shtetet e BE-së.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj ka thënë për RTK se me këtë marrëveshje të gjitha produktet specifike kosovare do të mbrohen. Ai thotë se Kosova ka produkte të mjaftueshme që mund t’i eksportojë në BE.

“Produket që janë specifike për Kosovën do të mbrohen me brend kosovar”.

“Ne kemi arritur që të ruajmë, të mos them gjithçka që ne prodhojmë”.

 “Ne kemi një industri të mishit të zogut, të shpezëve mjaft të zhvilluar, e cila ka potencial që të eksportohet dhe do sigurohen tregje të reja brenda BE-së, si rezultat i marrëveshjes së MSA-së”.

Nikaj thotë se kanë siguruar një periudhë të konsiderueshme kohore që bizneset kosovare të arrijnë standardet e bizneseve të BE-së.

“Ne kemi siguruar periudha transitore 5 vjeçare, por dhe 10 vjecare, kohë e mjaftueshme kjo për bizneset tona që i lejon të arrijnë standardet dhe konkurrentshmërinë me bizneset e Bashkimit Europian”.

Kosova me BE-në ka negociuar dy grupe të produkteve, ato industriale dhe bujqësore. Janë 1,400 produkte që Kosova ka negociuar për 6 muaj me BE-në.