Kosova jo atraktive për investime të huaja

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, vetëm 83 kompani të huaja janë regjistruar në Kosovë. Prej tyre 13 janë nga Shqipëria, 11 nga Turqia, Maqedonia 9 etj.

Lajme

21/10/2014 18:37

Kosova vazhdon të mbetet një nga shtetet rajonale që nuk janë atraktive për kompanitë e huaja. Në periudhën janar-korrik të këtij viti, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, janë regjistruar vetëm 83 kompani të huaja.

Kompanitë e regjistruara janë kryesisht nga sektorët: procesim, prodhim, ndërtim, shërbime dhe tregti, raporton TG.

Statistikat tregojnë se në Kosovë janë regjistruar 13 kompani nga Shqipëria,  11 nga Turqia, 8 nga Maqedonia, 9 nga Gjermania, të pasuara nga Austria me 2, Bullgaria 1, Belize 1, Zvicra 5, Franca 1, Britani e Madhe 3, Greqia 2, Kroacia 5, Mal i Zi 1, Holanda 2, Serbia 7, Suedia 1, Sllovenia 2, SHBA 2, Italia 2, Hungaria 1, Qipro 1, Kanadaja 1 dhe Bosnjë e Hercegovina 2.