Kosova importon zall dhe gur prej Serbisë, Gjini i ashpër me Qeverinë: A ju vjen bre marre?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për bllokimin e gurthyesve në Kosovë. Ai ka treguar se kjo ka bërë që sot Kosova të importon zall dhe gur prej Serbisë. Në emisionin Debat Plus, ai ka thënë se qeveritarëve duhet të iu vije marre për këtë gjë. “Guri nuk ka, zall…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për bllokimin e gurthyesve në Kosovë.
Ai ka treguar se kjo ka bërë që sot Kosova të importon zall dhe gur prej Serbisë.
Në emisionin Debat Plus, ai ka thënë se qeveritarëve duhet të iu vije marre për këtë gjë.
“Guri nuk ka, zall nuk ka në Kosovë. A e dini çka po ndodh, që është tragji-komike? A e dini që Kosova importon zall edhe gur prej Serbisë, a e keni ni këtë fakt? Po i pyes gjithë qytetarët e Kosovës, a ju vjen inati me ble zall dhe gur Kosova në Serbie? Këtyne që janë në qeveri po ju them: a ju vjen bre marre? Me e pru situatën në këtë ditë me grurë prej Serbisë, e na me vjedh gur këtu. Që bre çka janë tu ba, a duhet me vizatu naj sen më tepër?”, ka thënë Gjini.