“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është bërë pjesë e atmosferës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga zhvillimet politike në kryeqytet. Ajo ka qëndruar këto ditë në Prishtinë dhe ka publikuar një video në Instagram, ku pasqyron atmosferën e zgjedhjeve dhe entuziazmin qytetar. Në mbishkrimin e videos, Vesa…

ShowBiz

08/02/2025 21:32

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është bërë pjesë e atmosferës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga zhvillimet politike në kryeqytet.

Ajo ka qëndruar këto ditë në Prishtinë dhe ka publikuar një video në Instagram, ku pasqyron atmosferën e zgjedhjeve dhe entuziazmin qytetar.

Në mbishkrimin e videos, Vesa ka shkruar: “Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore në dy ditë – asnjë incident”.

Me këtë deklaratë, këngëtarja ka vënë në pah demokratizimin e vendit dhe tolerancën politike, duke theksuar se në tri tubimet madhështore të mbajtura brenda dy ditëve – dje nga LVV dhe sot nga PDK e LDK – nuk është raportuar asnjë incident.

Kjo qasje e saj është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht mesazhin e saj për një Kosovë më të pjekur politikisht dhe të orientuar drejt vlerave evropiane.

Vesa Luma, e cila jeton dhe vepron kryesisht në Shqipëri, vazhdon të tregojë interes dhe përkushtim ndaj zhvillimeve në vendin e saj të lindjes, duke e ndarë emocionin dhe perspektivën e saj me publikun shqiptar.