Kosova ia prishë rekordin Anglisë, ja për çfarë bëhet fjalë
Kombëtarja e Anglisë është në top 4 kombëtaret më të suksesshme në botë.

Sport
Sonte, Anglia ka mposhtur Kosovën me rezultat 5 – 3 në Southampton, por, fakti interesant është se Anglia nuk ka pranuar 3 gola në shtëpi që nga viti 2007.
12 vite më pas, Kosova ka shënuar dy herë nëpërmjet Valon Berishës dhe nëpërmjet Vedat Muriqit, duke thyer këtë vazhdimësi të Anglisë.
Tani Kosova është në vendin e tretë në grupin kualifikues për EURO 2020. /Lajmi.net/