Kosova ia nis mbarë, Donjeta Sadiku mposht tajlandezen në Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku është sportistja e parë kosovare që ka nisur garat në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sadiku i hap garat e ekipit olimpik, përballet sonte kundër boksieres tajlandeze. Boksierja jonë sonte kishte përballë Thamanya Somnuek nga Tajlanda në kategorinë 60 kilogram. Sadiku, e cila konsiderohet ndër boksieret me goditjen më të fortë në kategorinë  në…

Lajme

27/07/2024 21:47

Donjeta Sadiku është sportistja e parë kosovare që ka nisur garat në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sadiku i hap garat e ekipit olimpik, përballet sonte kundër boksieres tajlandeze.

Boksierja jonë sonte kishte përballë Thamanya Somnuek nga Tajlanda në kategorinë 60 kilogram.

Sadiku, e cila konsiderohet ndër boksieret me goditjen më të fortë në kategorinë  në 60 kg, u tregua mjaft e mirë në raundin e tretë.

Me vendim të gjyqtarëve 3:2, Donjeta Sadiku ka fituar duelin përballë kundërshtares.

Ndryshe, ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike përbëhet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka – xhudo, Donjeta Sadiku – boks, Gresa Bakraqi- atletikë, Hana Beiqi e Adell Saboviq – not./KP