Kosova i bashkohet 50 shteteve tjera: Nënshkruan Koalicionin për Media të Lira
Republika e Kosovës bashkohet me pesëdhjetë shtete të botës në deklaratën e Koalicionit për Lirinë e Mediave “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”. Deklarata kishte temën “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”, shkruan lajmi.net. Kjo deklaratë tërheq vëmendjen në lidhje me nën përfaqësimin e vazhdueshëm, mungesën e investimeve dhe sigurinë e grave në media dhe çdo rol…
Lajme
Republika e Kosovës bashkohet me pesëdhjetë shtete të botës në deklaratën e Koalicionit për Lirinë e Mediave “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”.
Deklarata kishte temën “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”, shkruan lajmi.net.
Kjo deklaratë tërheq vëmendjen në lidhje me nën përfaqësimin e vazhdueshëm, mungesën e investimeve dhe sigurinë e grave në media dhe çdo rol tjetër.
Ajo u iniciua nga shteti i Australisë, ndërsa shtetet nënshkruese i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të investojë tek gratë në të gjitha mediat, për të siguruar qasje dhe pjesëmarrje të barabartë të grave në media dhe për të garantuar sigurinë e grave gazetare.
Njoftimi i plotë:
Republika e Kosovës bashkohet me pesëdhjetë shtete të botës në deklaratën e Koalicionit për Lirinë e Mediave “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Republika e Kosovës i është bashkuar deklaratës së Koalicionit për Media të Lira, duke u bërë edhe nënshkruese e saj krahas pesëdhjetë shteteve të ndryshme të botës.
Deklarata me temën “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”, tërheq vëmendjen në lidhje me nën përfaqësimin e vazhdueshëm, mungesën e investimeve dhe sigurinë e grave në media dhe çdo rol tjetër.
Kjo deklaratë u iniciua nga shteti i Australisë, ndërsa shtetet nënshkruese i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të investojë tek gratë në të gjitha mediat, për të siguruar qasje dhe pjesëmarrje të barabartë të grave në media dhe për të garantuar sigurinë e grave gazetare. /Lajmi.net/