Kosova humb ndaj Azerbajxhanit në basketboll: Vendimtar çereku i fundit

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka luajtur kundër Azerbajxhanit, në ndeshjen e dytë të parakualifikimeve evropiane, për FIBA Kupën e Botës 2027. “Sfida vendoset në dhjetë minutat e fundit”, është thënë në postimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Përkundër tre çerekeve të barabartë, Kosova pësoi humbje nga Azerbajxhani me rezultat 87:77”, kanë thënë…

Sport

25/02/2024 13:36

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka luajtur kundër Azerbajxhanit, në ndeshjen e dytë të parakualifikimeve evropiane, për FIBA Kupën e Botës 2027.

“Sfida vendoset në dhjetë minutat e fundit”, është thënë në postimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Përkundër tre çerekeve të barabartë, Kosova pësoi humbje nga Azerbajxhani me rezultat 87:77”, kanë thënë më tutje në postim duke treguar për rezultatin e ndeshjes. /Lajmi.net/