Kosova fiton bindshëm edhe kundër Monakos

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore 96:56 kundër Monakos.

Sport

07/07/2015 16:35

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me suksesin e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në San Marino.

Kosova realizoi fitore edhe në sfidën e dytë të Grupit B, duke mposhtur kësaj radhe Monakon, shkruan Express.

Basketbollistët U16 të Chris Dial shënuan fitore 96:56, duke vazhduar dominimin në San Marino.