Kosova e kaloi testin e organizimit ndaj Haitit

Kosova e ka kaluar testin ndaj Haitit. Kështu të paktën ka vlerësuar drejtori i FIFA’s për siguri në stadiume, Wilhelmus Van Rhee. Ky i fundit e ka vlerësuar pozitivisht organizimin e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Ai ia ka dërguar një letër kompanisë “KD Events & Communications”, e cila ka qenë…

Sport

10/03/2014 18:00

Kosova e ka kaluar testin ndaj Haitit. Kështu të paktën ka vlerësuar drejtori i FIFA’s për siguri në stadiume, Wilhelmus Van Rhee.

Ky i fundit e ka vlerësuar pozitivisht organizimin e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Ai ia ka dërguar një letër kompanisë “KD Events & Communications”, e cila ka qenë organizatore teknike e lojës së futbollit, duke e përshëndetur për organizimin e lojës.

“Duke pasur parasysh se ky ishte takimi i parë i ekipit kombëtar të Kosovës dhe për faktin se është luajtur në një stadium të papërfunduar, ju keni bërë një organizim shumë të mirë të lojës”, shkruan në letrën e Rhee.

Drejtuesit e futbollit kosovar kanë paralajmëruar se mund të bashkëpunojnë me këtë kompani edhe për ndeshjen e majit ndaj Turqisë.