Kosova e gjashta në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit
Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Mioveni të Rumanisë, me ndeshjen për vend të pestë kundër Bullgarisë, të dielën në mëngjes. Vajzat ‘Dardane’ u desh të pajtohen me një disfatë 0-3 (8:25, 14:25, 10:25) nga rivalet bullgare në këtë përballje, por nga ky Kampionat Ballkanik dalin…
Sport
Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Mioveni të Rumanisë, me ndeshjen për vend të pestë kundër Bullgarisë, të dielën në mëngjes.
Vajzat ‘Dardane’ u desh të pajtohen me një disfatë 0-3 (8:25, 14:25, 10:25) nga rivalet bullgare në këtë përballje, por nga ky Kampionat Ballkanik dalin si ekipi i gjashtë më i mirë, pasi mposhtë Maqedoninë e Veriut për këtë pozitë.
Kujtojmë se Kosova ishte pjesë e Grupit A në këtë kompeticion, ku bënin pjesë Kombëtare shumë të forta si ajo e Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë.
Në tërësi, ishte një përvojë e mirë për këto lojtare që në të ardhmen pritet të jenë pjesë edhe e ekipit senior./Lajmi.net/