Kosova e fitoi njohjen nga Kenia, por sa ka fuqi Serbia në Afrikë?

Krahas borxheve, Serbia ka trashëguar pothuajse të gjitha të mirat materiale nga shpërbërja e Jugosllavisë. Që ta kuptojmë fuqinë e diplomacisë serbe dhe fushatën me të cilën përballet Kosova, duhet të rikthehemi në histori. Jugosllavia pas së cilës Serbia pretendon se është trashëgimtare, ka pasur fuqi e raporte me pothuajse gjithë botën, përfshirë edhe Afrikën,…

Lajme

31/03/2025 23:01

Krahas borxheve, Serbia ka trashëguar pothuajse të gjitha të mirat materiale nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Që ta kuptojmë fuqinë e diplomacisë serbe dhe fushatën me të cilën përballet Kosova, duhet të rikthehemi në histori.

Jugosllavia pas së cilës Serbia pretendon se është trashëgimtare, ka pasur fuqi e raporte me pothuajse gjithë botën, përfshirë edhe Afrikën, sepse bashkë me Indinë dhe Egjiptin ishin pjesë e të ashtuquajturave, shtetet e pa-inkuadruara.

Viti 1970, udhëheqësi i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, po pritet solemnisht me shumë përzemërsi, nga homologu nga Kenia.

55 vjet më vonë pikërisht Kenia do ta njohë si shtet të pavarur Republikën e Kosovës, të cilën Tito e konsideronte pjesë të Jugosllavisë.

Edhe bashkëshortja e Vuçiqit e ka vazhduar diplomacinë kundër Kosovës po në këtë shtet por pa sukses.

Ben Andoni – Analist tha se “Këtë lëvizje Serbia e ka shfrytëzuar këtë lloj miqësie në thonjza e ka shfrytëzuar që ato të bëheshin bllok si kontinent kundra Kosovës, gjë të cilën nuk e ka arritur. Kosova qoftë përmes lobimeve personale që ka bërë z. Pacolli qoftë përmes lobimeve të fuqishme dhe vetë Kosovës ka arritur që t’i qajë këto konjuktura dhe barriera.”

Duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit, pas betejës së humbur për njohjen nga Kenia, Serbia, ka paralajmëruar se do të befasojë me një vend tjetër të Afrikës, sigurisht paralajmërim për ndonjë heqje të njohjes për Kosovën.

Ben Andoni – Analist deklaroi se”Adiministrata e re të themi, ose fytyra e re sot e Bashkimit Europian i duhet kohë, që të kuptojë pozivionin e ri të parë. Dhe z. Sorensen nëse e keni parë me kujdes, akoma nuk ka dalur me të themi vizionin e tij se si do të vazhdojë dialogu. Megjithëse është një nga njerëzit që e njeh më mirë dialogun se ka shërbyer edhe në Kosovë dhe në Serbi.”

Andoni mendon se kriza e protestave nga studentët në Serbi e ka sjellë BE-në në një pozitë që t’i interesojë vetëm status-quo, të mos ketë ndonjë Banjska 2, dhe të shikohet vizionit i palëve në dialog.

Gjatë së premtes TV Dukagjin nga Bashkimi Europian ka kërkuar një qëndrim për sjelljen e Serbisë, por deri në publikimin kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje, ndonëse kanë thënë se do të kenë një qëndrim sa më parë që munden.