Kosova drejt themelimit të Xhandarmërisë, Sveçla: Do të mbrojë kufijtë dhe sovranitetin e vendit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nisjen e procedurave për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues, i cili do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e këtij mekanizmi…

Lajme

19/05/2026 10:16

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nisjen e procedurave për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues, i cili do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e këtij mekanizmi të ri të sigurisë, që pritet të funksionojë si agjencion në kuadër të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, themelimi i Xhandarmërisë paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e arkitekturës së sigurisë në vend.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se ky institucion do të ketë rol edhe në mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Sipas Sveçlës, Xhandarmëria do të rrisë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalimin dhe neutralizimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së qytetarëve dhe integritetit territorial të Kosovës. /Lajmi.net/