Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje që parasheh njohjen e viteve të punës

Në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë është firmosur Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Departamenteve të Pensioneve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme

06/02/2015 10:40

Me këtë marrëveshje parashihet edhe njohja e viteve të punës  për qytetarët e dyja vendeve që punojnë në Kosovë dhe Shqipëri

“Kjo marrëveshje  synon t’u ofrojë mbrojtje shoqërore shtetasve të të dy vendeve me synimin përfundimtar që ta bëjë të mundur në një kohë sa më të shkurtër njohjen e viteve të punës për shqiptarët që punojnë në Kosovë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës.

Në takimin e sotëm ishin të pranishëm Drejtori i Departamentit Pensional të Kosovës, Këshilltarët e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës si dhe drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST-i). /lajmi.net/