Kosova dhe Norvegjia të angazhuara për bashkëpunim juridik
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është takuar sot me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e drejtësisë, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Lajme
Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi ka falënderuar ambasadorin Braathu për mbështetjen që Norvegjia ka dhënë dhe po jep për Kosovën, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Ministri Kuçi tha se, bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe, sipas tij, Ministria e Drejtësisë, do të angazhohet që të avancojë këtë bashkëpunim, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik, në veçanti në çështjet penale.
Ndërkaq, Ambasadori Braathu, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar vullnetin për thellim dhe angazhim për forcimin e marrëdhënieve bilateral në mes të dy shteteve. (lajmi.net)