Kosova dhe Maqedonia shkëmbejnë informacione për pensionet

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Rita Hajzeraj- Beqaj priti në takim përfaqësuesit e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, ku së bashku bënë shkëmbimin e informacioneve lidhur me sistemet pensionale të të dyja vendeve.

Lajme

29/04/2015 12:15

Hajzeraj Beqaj tha se MPMS është e gatshme të bashkëpunojë sa i përket anës teknike dhe ligjore, gjë e cila është në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

Sipas një komunikatë të MPMS-së, gjatë këtij takimi u diskutua për implementimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë për konfirmimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension, gjithashtu u diskutuan edhe vështirësitë që kanë qenë më rastin e implementimit të kësaj marrëveshjeje.