Kosova dhe Kanadaja thellojnë marrëdhëniet bilaterale, fokus te investimet dhe mbrojtja
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës. Ambasadorja Blitt e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën. Në takim u diskutua mbi…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës.
Ambasadorja Blitt e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake në Kanada.
Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në mbrojtje. Ai falënderoi gjithashtu Kanadanë për mbështetjen ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), që do të mbahet në Toronto më 1–4 mars.
Si anëtare e G7 dhe NATO, Kanadaja konsiderohet partner i rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta. Qeveria e Kosovës synon të vazhdojë zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. /Lajmi.net/