Kosova dhe Finlanda vendosin për vazhdim të bashkëpunimit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevameri Laaksonen, me të cilën ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Takimin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’. “Në takim me ambasadoren Laaksonen diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm…

Lajme

17/09/2025 15:45

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevameri Laaksonen, me të cilën ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Takimin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në takim me ambasadoren Laaksonen diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Finlandës që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka thënë se Finlanda është “partnere e rëndësishme” për Kosovën.

“Finlanda si shteti me sistemin më të mirë të arsimit, dhe si vendi me një ndër ushtritë më të përgatitura, për Republikën e Kosovës përbën partner të rëndësishëm për bashkëpunim, andaj u dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”.