Kosova dënon pushtimin e territorit të Ukrainës

MPJ: Shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është në kundërshtim të plotë të detyrimeve të Federatës Ruse sipas Kartës së OKB-së, Aktit Final të Helsinkit dhe Memorandumit të Budapestit të vitit 1994.

Lajme

02/03/2014 16:47

Republika e Kosovës dënon pushtimin e territorit të Ukrainës nga Federata Ruse.

“Shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është në kundërshtim të plotë të detyrimeve të Federatës Ruse sipas Kartës së OKB-së, Aktit Final të Helsinkit dhe Memorandumit të Budapestit të vitit 1994”.

“Veprimet e ndërmarra nga Federata Ruse janë një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë së Ukrainës dhe të rajonit më gjerë”.

“Republika e Kosovës bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë premtimet ndërkombëtare dhe të zgjidhin çdo shqetësim në lidhje me sigurinë përmes dialogut dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.