Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA-ja
Kosova ka pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat janë prokuruar bazuar të një programi të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA-ja dhe pritet të pranojë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla.…

Lajme
Kosova ka pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat janë prokuruar bazuar të një programi të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA-ja dhe pritet të pranojë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla. Pas përfundimit të procesit të liferimit do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera”, ka thënë Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.
Bashkëpunimi me SHBA-në përmes këtij lloji kontingjenti të automjeteve të blinduara forcon kapacitetet mbrojtëse të vendit tonë.