Kosova arrin marrëveshje për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë e Zvicrën

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Republika e Kosovës ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shtetet e EFTA-së: Islandën , Lihtenshtajnin , Norvegjinë dhe Zvicrën. Sipas njoftimin të MINT, kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën, duke hapur kështu rrugën për zhvillim ekonomik…

Lajme

26/09/2024 23:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Republika e Kosovës ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shtetet e EFTA-së: Islandën , Lihtenshtajnin , Norvegjinë dhe Zvicrën.

Sipas njoftimin të MINT, kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën, duke hapur kështu rrugën për zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për ndërmarrjet, industritë dhe qytetarët nga të dyja palët.

“Marrëveshja përfshin fushën e tregtisë së mallrave dhe atë të shërbimeve. Vlen të theksohet që Kosova është i vetmi shtet nga vendet e rajonit, që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-së.

Kjo ka rëndësi jetike duke pasur parasysh potencialin që Republika e Kosovës ka në ofrimin e shërbimeve profesionale”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se marrëveshja e sotme shënon jo vetëm përfundimin e negociatave, por edhe fillimin e një partneriteti më të fortë mes vendeve.

“Dhe siç dihet, vendet e EFTA-së kanë rëndësi strategjike për ekonominë e vendit. Negociatat e EFTA-s u udhëhoqën nga z. Zef Dedaj, udhëheqës i delegacionit të Kosovës, ndërsa nga radhët e EFTA-s nga znj. Karin Buechel, udhëheqëse e delegacionit”, thuhet në njoftim.