Kosova anëtarësohet në edhe një organizatë tjetër rajonale

Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Lajme

23/05/2015 14:23

Anëtarësimi i Kosovës në këtë nismë rajonale është bërë në Tiranë, gjatë punimeve të konferencës që po mbahen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Këtë lajm e kë bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli, me anë të një postimi në Facebook.

Vesli ka bërë të ditur se ishte një pajtim i plotë i vendeve anëtare që Kosova të bëhet pjesë e kësaj Asambleje, transmeton lajmi.net.

“Sot, në konferencën e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që u zhvillua në Tiranë, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta me të gjitha shtetet anëtare të kësaj Asambleje”.

“Ishte një vendim konsensual i vendeve anëtare që Kosova të jetë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”.

“Kjo shpreh më së miri vlerësimin për progresin që ka shënuar shteti ynë, si dhe vlerësimin e faktit se Kosova është një faktor i paqes, stabilitetit dhe zhvillimeve pozitive në rajonin tonë”.