Kosnett: Është koha ta zhvendosni vëmendjen nga e kaluara dhe të mendoni për të ardhmen

Kosova këto ditë festoi 20 vite nga çlirimi i saj.

Lajme

15/06/2019 18:08

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme, në Kosovë erdhën personalitete të shquara, përfshirë ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, shkruan lajmi.net.

E ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka një porosi për kosovarët, 20 vjet pas çlirimit.

Ai thotë se Kosova duhet të fokusohet në të ardhmen dhe të lë prapa të kaluarën.

“Në 20 vjetorin e përfundimit të luftës dhe ardhjen e KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, tek ajo që është përpara. Sfida që sot ju duhet të mendoni është se si duket një e ardhme më e ndritshme për vendin tuaj të ri”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, gjatë vizitës në Prishtinë, Albright dhe Clinton kanë kujtuar rrugëtimin e Kosovës deri në shtetndërtimin, bombardimet e NATO-s dhe gjenocidin serb në Kosovë gjatë luftës së fundit. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Fjalim emocionues i presidentit Clinton, kujton gëzimin e kosovarëve të para 20 viteve