Kos: Tragjedia e Novi Sadit po e ndryshon Serbinë
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, shkroi sot në përvjetorin e shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, se kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë. “Një vit më parë, stacioni i trenit në Novi Sad u shemb dhe mori 16 jetë. Ne i kujtojmë ata sot”, shkroi Marta Kos në rrjetin X.…
Lajme
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, shkroi sot në përvjetorin e shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, se kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë.
“Një vit më parë, stacioni i trenit në Novi Sad u shemb dhe mori 16 jetë. Ne i kujtojmë ata sot”, shkroi Marta Kos në rrjetin X.
“Kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë”, shkroi Kos. Siç deklaroi ajo, kjo tragjedi “i shtyu masat të avokojnë për përgjegjësi, liri shprehjeje dhe demokraci gjithëpërfshirëse”, duke theksuar se këto janë “të njëjtat vlera që e çojnë Serbinë në BE”, N1.
Mesazhi i Marta Kos u nda edhe nga delegacioni i BE-së në Serbi.
Sot mbushen një vit nga incidenti në Novi Sad, kur 16 persona humbën jetën për shkak të shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor.