Korrupsioni ‘shkakton’ shpërthimet

Shpërthimi në termocentralin “Kosova A”, ku humbën jetën 2 punëtorë të KEK-ut dhe 14 të tjerë u lënduan, supozohet se ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në elektrolizerin e ri, i vendosur para 6 muajve, i cili i ka kushtuar 130 mijë euro, ndonëse kishte garancion 3 vjeçar.

Lajme

01/09/2014 09:08

Një defekt teknik në elektrolizerin e ri, i cili i ka kushtuar 130 mijë euro Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK), dhe me garancion 3 vjeçar supozohet se shkaktoi shpërthimin e fuqishëm në fillim të qershorit në termocentralin “Kosova A”. Me ç’rast humbën jetën humbën jetën dy punëtorë të Korporatës, 14 të tjerë u lënduan dhe u shkaktuan qindra mijëra euro dëme materiale.

Gazeta “Zëri” e ka siguruar një raport një raport 90-faqesh të ekspertëve të Korporatës, të cilët pas hulumtimit të avarisë në Elektrolizë kanë konstatuar se pasojat e mundshme të shpërthimit të rezervuarëve të hidrogjenit janë nga furnizimi me hidrogjen të kontaminuar.

“E kontaminimi i hidrogjenit, sipas komisionit përkatës, ka ardhur si rrjedhojë e ndonjë defekti teknik në elektrolizë, gjegjësisht në sistemin e prodhimit të hidrogjenit.

Elektroliza fringo e re e prodhuesit Italian “ILT Technologie Srt” e vendosur në termocentralin “Kosova A” në fund të vitit 2013 dhe me 3 vjet garancion supozohet se kishte defekt teknik.