“Korrupsioni qeveritar” – Çitaku e ndërlidh raportin e amerikanëve me Martin Berishajn

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj. Sipas Çitakut, Qeveria Kurti është karakterizuar me pandëshkueshmëri për korrupsion, për dhunë ndaj grave dhe për pandëshkueshmëri ndaj grupeve të tjera të ndjeshme, shkruan lajmi.net. “Martin…

Lajme

21/03/2023 21:24

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

Sipas Çitakut, Qeveria Kurti është karakterizuar me pandëshkueshmëri për korrupsion, për dhunë ndaj grave dhe për pandëshkueshmëri ndaj grupeve të tjera të ndjeshme, shkruan lajmi.net.

“Martin Berishaj personi më përfaqësues i establishmentit revolucionar”, shkroi Çitaku.

Postimi i plotë i Çitakut:

Pandëshkueshmëria, kjo kryefjalë e qeverisë Kurti 2.

Pandëshkueshmëri për korrupcion, pandëshkueshmëri për dhunë ndaj grave dhe grupeve tjera të ndjeshme.

Martin Berishaj personi më përfaqësues i establishmentit revolucionar. /Lajmi.net/