Korrespodentja e Shtëpisë së Bardhë: Trump e përzuri Zelenskyn, nuk u largua vet
Gazetarja e Fox News dhe korrespodentja e Shtëpisë së Bardhë, Jacqui Heinrich ka thënë se sipas informacioneve atje, presidenti amerikan, Donald Trump e ka përzënë nga Shtëpia e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kjo pas përlasjes që u kap edhe nga kamerat. Në një shkrim në rrjetin social “X”, mes tjerash ajo ka thënë se…

Bota
Gazetarja e Fox News dhe korrespodentja e Shtëpisë së Bardhë, Jacqui Heinrich ka thënë se sipas informacioneve atje, presidenti amerikan, Donald Trump e ka përzënë nga Shtëpia e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kjo pas përlasjes që u kap edhe nga kamerat.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, mes tjerash ajo ka thënë se nuk u nënshkrua as marrëveshja për mineralet.
“Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i thanë FOX:
WH OFFICIALS TELL FOX:
-TRUMP KICKED OUT ZELENSKYY – HE DID NOT WALK OFF ON HIS OWN
-RARE MINERALS DEAL WAS NOT SIGNED.
– WH SAYS “UKRAINANS WERE BEGGING TO RESET” BUT RUBIO AND WALTZ INFORMED THEM ZELENSKYY NEEDS TO LEAVE WHITE HOUSE GROUNDS, RETURN WHEN HE’S READY FOR PEACE…— Jacqui Heinrich (@JacquiHeinrich) February 28, 2025
Trump e përzuri Zelenskyn – nuk u largua vet.
Marrëveshja për mineralet nuk u nënshkrua
Waltz i informoi ata se Zelensky duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, të kthehet kur të jetë gati për paqe…” – ka shkruar gazetarja.
Theksojmë se presidenti amerikan ka akuzuar presidentin ukrainas se ka mungesë respekti dhe ka kërkuar nga ai që ta falenderojë për përkrahjen amerikane.
“Po tentojmë të zgjidhim një problem. Mos na tregoni neve se çfarë të ndjejmë, sepse nuk jeni në një pozicion për të na thënë atë saktësisht. Nuk jeni në pozicion që të diktoni se çfarë të ndjejmë”.
“Nuk jeni në një pozicion shumë të mirë tani. Nuk keni kartat me neve, do të filloni të keni probleme menjëherë” – citohet se ka thënë Trump, transmeton Nacionale.
Tutje, Trump ka paralajmëruar Zelenskyn se Ukraina duhet të bëjë marrëveshje me ShBA-të, ose Uashingtoni do ta ndalojë përkrahjen e tij.
“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë, dhe nëse jemi jashtë, ju do të luftoni” – ka thënë Trump.