Koronavirusi vë në rrezik femrat që përdorin pilula për kontrollin e lindjes

Pasi që koronavirusi preku gjithë botën, të gjithë mjekët janë fokusuar tek virusi që të shpëtojnë botën.

Lifestyle

01/04/2020 14:10

Nga kjo situatë e krijuar si pasojë e Covid-19, janë “injoruar” rastet tjera të sëmundjeve qofshin edhe ato të rënda, përfshirë edhe operacionet, shkruan Metro, transmeton lajmi.net.

Njerëzit që përdorin pilula për të kontrolluar lindjet po u mohohen seancat pasi operacionet mjekësore ndërpriten.

Shumë njerëz të cilët kanë nevojë për implantet ose mbështjelljet që zëvendësojnë administrimin e tyre me injeksion kontraceptiv, u thuhet se trajtimi nuk është thelbësor dhe nuk po lejohen të bëjnë seanca për operacione.

Njerëzit të cilët tashmë kishin seancë të planifikuar, përveç grupeve në rrezik, papritmas i kanë gjetur seancat e tyre të anuluara pa ndonjë lajmërim. /Lajmi.net/