Koronavirusi/ Shqipëria po shqyrton mundësinë e mësimit online

Po shqyrtohet mundësia e mësimit online, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Lajme

09/03/2020 13:53

Përmes një konference për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se po shqyrtohet mundësia e mësimit online, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, fill pas konfirmimit të 2 rasteve të para.

”Për mësimet, komunikim me foto dhe video, do krijohen klasa virtuale nga telefoni. Nuk ka vend për panik, virusi përhapet nga kontakti dhe jo nga ajri. Po shqyrtojmë mundësinë e mësimit online. Pezullimi i mësimit deri në datën 23 mars më pas do të shohim si do vijojë situata”, deklaroi Shahini.