Koronavirusi prezent në Evropë shumë më herët sesa mendohej

Koronavirusi po endej në Evropë shumë më herët sesa mendohej, kanë bërë me dije ekspertët. Tani ata dyshojnë se kitaristi i famshëm Andy Gill, i cili ndërroi jetë më 1 shkurt, është viktima e parë e virusit jashtë Kinës.

Bota

02/06/2020 17:55

Gil u sëmur pasi u kthye nga një turne në Kinë në fund të nëntorit. Pas tij, për shkak të një infeksioni në frymëmarrje, organizatori i turneut përfundoi në spital. Kur koronavirusi shpërtheu në Evropë, e veja e Gil, Catherine Meyer dyshoi se burri i saj ishte një nga viktimat më të hershme të koronavirusit në Evropë, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Siç deklaroi ajo, një pulmonolog që trajtonte Gilin i tha asaj të njëjtën gjë, se ai dyshon se shkaku i sëmundjes së tij ishte sëmundja Covid-19.

Kohët e fundit, është regjistruar edhe rasti i francezit Amir Hamar, për të cilin u mendua se kishte grip, por më pas mostra e tij e gjakut, e marrë në dhjetor, rezultoi pozitiv për koronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje të gjitha vendeve që të hetojnë të gjitha rastet e dyshimta, në mënyrë që të kuptojnë më mirë formën e qarkullimit të virusit, si dhe të kontrollojnë të gjitha rastet me pneunomi me origjinë të papërcaktuar të paraqitura në javët e fundit të 2019-ës. /Lajmi.net/