Koronavirusi në Itali, Chiara Ferragni mbledh 3 milionë euro për njësitë e kujdesit intenziv
Blogerja e njohur italiena, Chiara Ferragni ka mbledhur 3 milionë euro për kujdesin intenziv.

ShowBiz
Blogerja dhe influencuesja italiane, Chiara Ferragni dhe burri i saj, reperi Fedez, mblodhën shumën mbresëlënëse për njësitë e kujdesit intenziv, shkruan lajmi.net.
Çifti mblodhën fondin prej 3 milionë euro përmes faqes së përbashkët “GoFoundME”
Paratë e mbledhura do të shkojnë për njësinë e kujdesit intenziv, për t’i siguruar pajisjet e nevojshme për të prekurit nga koronavirusi dhe për të marrë masa mbrojtëse që ky virus mos të përhapet më tej.
Të famshmit si Dua Lipa, Mia Khalifa, e të tjerë kanë dhuruar donacione për italianët si dhe kanë bërë thirrje që të dhurohen ende.
Pas fondeve të mbledhura për zjarret në Australi, edhe kësaj radhe vërehet ndikimi i rrjeteve sociale për të ndihmuar në luftimin e emergjencave globale shëndetësore. /Lajmi.net/