“Koronavirus e ka origjinën në SHBA” – Propaganda kineze rreth virusit dhe vaksinës Pfizer

Kina ka sugjeruar se koronavirusi e ka prejardhjen nga laboratorët ushtarak në SHBA.

Fun

26/01/2021 14:32

Kina është duke shpërndarë dyshime rreth sigurisë së vaksinës anti-covid nga Pfizer, duke sugjeruar se virusi ka shpërthyer nga laboratorët ushtarak amerikan, shkruan “DailyMail”.

Beijing është duke shpërndarë propagandë, që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi hetime në Wuhan në lidhje me prejardhjen e vaksinës, transmeton lajmi.net.

Teksa vaksina e Pfizer po shpërndahet rreth botës, komunistët kinez janë duke shpërndarë histori të rreme se si njerëzit janë duke vdekur pa pritur pas marrjes së vaksinës anti-covid që ka krijuar kompania amerikane.

Propaganda më e madhe po bëhet në rrjete sociale, dhe gjithashtu Beijing ka bërë thirrje për OBSH që të hetojnë në laboratorin e armëve biologjike në Maryland.

Beijing ka filluar me këto proklamime pasi Washington para një muaji tha se punëtorë të institutit të virologjisë në Wuhan kanë përjetuar simptoma konsistente me ato të Covid-19 në vjeshtë të vitit 2019.

Administrata Trump i bëri presion OBSH që të hetoj në detaje laboratorët kinez ku mendohet se lindi virusi. Pas kësaj Kina filloi me teoritë e veta, që nuk duket të kenë shumë ndikim në botë, por qytetarët kinez janë shumë të influencuar nga këto deklarata të eprorëve të shtetit të tyre.

Shtetet që Kina po fajëson për shpërndarjen e virusit.

Fang Shimin, një shkrimtar kinez që tani jeton në SHBA pasi që ekspozoi skandale shtetërore kineze, tha se qëllimi i kësaj propagande është që qeveria të shfajësojë vetën për paaftësinë e saj për të kontrolluar virusin në fillimet e tij, dhe kjo propagandë po shpërndahet shumë lehtë në kinë, duke marrë parasysh se sa i shpërndarë është segmenti anti-amerikan në Kinë.

Shkencëtarët kinez kanë fajësuar 9 shtete në total për shpërndarjen e virusit, duke përfshirë SHBA, Rusinë, Australinë, Italinë, Republikën Çeke, Greqinë, Indinë, Bangladeshin dhe Serbinë. /Lajmi.net/