Kori ‘Siparantum’ nga Kosova zë vendin e parë në festivalin e Belgjikës

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinë G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpelt të Belgjikës, duke e zënë vendin e parë. Kori Siparantum në këtë garë u paraqit me veprat: “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the…

ShowBiz

28/04/2024 17:59

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinë G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpelt të Belgjikës, duke e zënë vendin e parë.

Kori Siparantum në këtë garë u paraqit me veprat: “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi.

Paraqitja e Kori Siparantum u vlerësua lartë nga juria profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë festival.

Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Kori Siparantum e përfaqësoi Kosovën në këtë garë në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota.