Korenica: Kurti do të duhej t’i kërkonte falje të gjithëve për doracakët e edukimit seksual e jo ta quaj “luftë hibride”
Deputeti i cili u largua nga VV dhe iu bashkua Listës për Familjen, Visar Korenica ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e quajti “luftë hibride” diskutimin për doracakët e edukimi seksual. Korenica përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë nga Qeveria nuk do të thonin se…
Lajme
Deputeti i cili u largua nga VV dhe iu bashkua Listës për Familjen, Visar Korenica ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e quajti “luftë hibride” diskutimin për doracakët e edukimi seksual.
Korenica përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë nga Qeveria nuk do të thonin se do t’i rishikojnë dhe përmirësojnë ato, shkruan lajmi.net.
“Ministrja Nagavci, siq mund ta shihni në këtë video, i ka promovu në qershor të vitit 2021 dhe pastaj i ka aprovu në tetor 2023 duke përfunduar trajnimin e mbi 2000 mësimdhënësve për ta përdorur këtë kurikul të turpshme. Të gjitha materialet perverse janë shpërndarë edhe në librat bazë, si në Bilogji, Edukatë Qytetare dhe Edukatë Fizike. Nuk është hera e parë që del dhe mundohet mi mbrojtë ministrat e vet. Të njejtën e bëri edhe me Rozetën për rezervat shtetërore, ku janë pagu miliona euro e nuk janë dorëzu mallëra në Kosovë. Në vend se tu kërkojë falje të gjithë prindërve dhe nxënësve për këtë dëm të madh e të pa riparueshëm e të shkarkojë ministren që i ka aprovu e publiku këta doracakë ai u mundua të fajësojë tjerët me luftën hibride. Turpi mbetet turp, ai nuk mbulohet dot”, ka shkruar Korenica në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: