Koreja e Veriut planifikon lëshimin e satelitit

Koreja e Veriut ka bërë publike planet për të lëshuar një satelit këtë muaj.

Bota

02/02/2016 19:44

Uashingtoni ka thënë se ky veprim do të paraqiste “shkelje skandaloze” të ndalesës së Kombeve të Bashkuara për lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut.

Uashingtoni po ashtu ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Phenjanit.

Koreja e Veriut ka kryer provën e katërt bërthamore më 6 janar, duke shkaktuar zemërim te komuniteti ndërkombëtar.

Kritikët kanë thënë se lëshimi i satelitit nga Phenjani është mbulesë për testimin e teknologjisë së raketave balistike.

Organizata Ndërkombëtare Detare ka thënë se është njoftuar me planet e Phenjanit për lëshimin e satelitit midis datës 8 dhe 25 shkurt.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Lindore, Daniel Russel, ka thënë se planet e Phenjanit janë argument për “sanksione edhe më të fuqishme” kundër Koresë së Veriut./rel