Koreja e Jugut me parkingje më të gjera për femrat

17:23 | 28 Maj 2014

Hapësirat për parkim të krijuara posaçërisht për femra

Koreja e Jugut ka prezantuar vendet e parkimit për femra të cilët janë 20 centimetra më të gjerë dhe të përshkruara me ngjyrë rozë.

Mund të tingëlloj qesharake një gjë e tillë, por udhëheqësit e qytetit kanë krijuar hapësira të reja parkimi ektra-të gjera për gratë.

Hapësirat e quajtura \”She-Spots\” janë futur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, dhe janë 20 centimetra më të gjera për ta bërë më të lehtë për të parkuar në to.

Ato gjithashtu janë të vijëzuara me vija ndarëse ngjyrë rozë dhe një simbol rozë të gruas me fustan.

Kritikët i kanë quajtur hapësirat e reja si patronizuese, seksiste dhe të pakuptimta, por autoritetet në Seul thonë se ato do jenë gjithashtu më afër dyqaneve dhe do kenë ndriçim më të mirë për arsye sigurie.

A kanë me të vërtetë nevojë femrat për hapësira më të mëdha për parkim sesa meshkujt?