Korea e Jugut krijon një aplikacion që iu ndihmon qytetarëve për t’iu treguar zonat e infektuara

Numri i vdekjeve nga koronavirusi, që filloi në Wuhan, Kinë, tani ka arritur në 3,000, dhe virusi ka infektuar më shumë se 89,000 njerëz në të gjithë botën, shumica e tyre në Kinë.

Auto & Tek

02/03/2020 18:36

Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli zyrtarisht atë një emergjencë globale shëndetësore. Virusi ka ndërprerë udhëtimin në të gjithë botën, duke çuar në anulime fluturimi, karantina dhe avari të tjera në lëvizje.

Virusi është përhapur në 60 vende dhe tani është në çdo kontinent përveç Antarktidës. Disa ekspertë kanë thënë se mund të bëhet një virus i përhershëm me të cilin do përballen njerëzit, ngjashëm me gripin sezonal.

Koreja e Jugut ka më së shumti raste të konfirmuara të sëmundjes së koronavirusit, COVID-19, pas Kinës.

Si përgjigje ndaj virusit, disa zhvillues kanë krijuar aplikacione që gjurmojnë informacionin e njohur për COVID-19 dhe vendet e infektuara.

Zhvilluesi Bae Won-Seok tha që aplikacioni ishte në rritje, me 20,000 shkarkime çdo orë.

Corona Map, e cila gjithashtu gjurmon vendet ku njerëzit e dinë se kanë COVID-19, ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar në Kore të mërkurën.

Zhvilluesi Lee Jun-ri i tha CNN se ai krijoi aplikacionin sepse zbuloi se të dhënat zyrtare të qeverisë ishin të vështira për t’u kuptuar. /Lajmi.net/