Kontrollohet shtëpia e një qytetari në Ferizaj, gjenden narkotikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Zllatar të komunës së Ferizaj, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë-1.96 gramë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se tek i njëjti në oborrin e shtëpisë janë…

Lajme

02/07/2024 09:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Zllatar të komunës së Ferizaj, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë-1.96 gramë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se tek i njëjti në oborrin e shtëpisë janë gjetur dy bimë të vogla, ndërsa afër shtëpisë në një pjesë malore janë gjetur dhe konfiskuar pesë bimë të llojit kanabis në gjatësi mbi dy metra, një kartelë bankare, një telefon celular dhe para të gatshme 102.6 euro, transmeton lajmi.net.

Ndërsa pasi janë marrë mostrat e bimëve janë shkatërruar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/