Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar një aksion inspektues në parkingje dhe biznese në disa komuna të vendit, ku janë evidentuar një sërë shkeljesh që lidhen me evazionin fiskal dhe ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë. Sipas Policisë, inspektimet janë kryer të premten rreth orës 08:30 në…
Lajme
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar një aksion inspektues në parkingje dhe biznese në disa komuna të vendit, ku janë evidentuar një sërë shkeljesh që lidhen me evazionin fiskal dhe ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë.
Sipas Policisë, inspektimet janë kryer të premten rreth orës 08:30 në Podujevë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar biznese të paregjistruara, ushtrim i aktivitetit pa arkë fiskale, moslëshim i kuponëve fiskalë, punëtorë të paregjistruar, si dhe biznese që operonin pa kontrata qiraje.
Për të gjitha shkeljet e evidentuara do të ndërmerren veprime nga institucionet kompetente në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia bëri të ditur se prokurori është informuar dhe konsultuar gjatë gjithë zhvillimit të aksionit, ndërsa inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.