Kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi, gjithçka gati për Chiellinin

Giorgio Chiellini ka mahnitur me paraqitjet e tij në "Euro 2020".

Sport

21/07/2021 14:20

Chiellini ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Kampionatin Evropain, ani pse është në moshën 36 vjeçare, ai po vazhdon të shkëlqejë.

Mirëpo, ai luajti në “Euro 2020” si lojtar i lirë, pasi në qershor i skadoi kontrata me Juventusin.

Sipas “Sportmediaset” Juventusi ka bërë gjithçka gati për ta mbajtur kapitenin në “Allianz Stadium” të paktën edhe për një sezon, transmeton lajmi.net.

Pas takimit me agjentin e lojtarit, Davide Lippi, klubi i ka bërë të ditur që është i gatshëm t’ia ofrojë Chiellinit një kontratë me kohëzgjatje prej një viti me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Firmosja e kontratës pritet të bëhet pasi Chiellini të rikthehet në Torino pas pushimeve verore./Lajmi.net/