​Kontratat e energjisë ndezin diskutime në Komisionin për Ekonomi

Kontrata për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në pesë vitet e fundit është bërë temë e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionin për Ekonomi. Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri kërkoi që në kuadër të planit të punës së komisionit të përfshihen edhe kontratat e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në pesë vitet…

Lajme

24/02/2026 13:24

Kontrata për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në pesë vitet e fundit është bërë temë e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionin për Ekonomi.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri kërkoi që në kuadër të planit të punës së komisionit të përfshihen edhe kontratat e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në pesë vitet e fundit.

Mirëpo, deputetët e mazhorancës kërkuan kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e radhës, madje edhe të zgjerohet prej periudhës 2000 e tutje.

Krahas kësaj, komisioni miratoi fushëveprimin e tij./kp