“Kontrata kolektive po shkatërron buxhetet e komunave”: Ibrahimi tregon, mbi 31 milionë euro u shpenzuan në 3 muaj
Komunat po përballen me problemet e njëjta, të trashëguara nga viti paraprak. Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto lidhen me zbatimin e kontratës kolektive. Ibrahimi, deklaroi se vetëm në 3 muajt e para të këtij viti komunave nga llogaritë u janë marrë mbi 31.5 milionë euro. “Këto janë për…
Lajme
Komunat po përballen me problemet e njëjta, të trashëguara nga viti paraprak.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto lidhen me zbatimin e kontratës kolektive.
Ibrahimi, deklaroi se vetëm në 3 muajt e para të këtij viti komunave nga llogaritë u janë marrë mbi 31.5 milionë euro.
“Këto janë për shkak të obligimeve nga kontrata kolektive në shumicën e rasteve dhe kjo po i dëmton Komunat e Republikës së Kosovës në mosbatimin e shumë investimeve kapitale dhe gjithashtu po e dëmton qytetarin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaroi Ibrahimi në Klan Kosova.
Ai theksoi se më e dëmtuara në këto tre muajt e parë është Komuna e Prizrenit, ku i janë marrë 12-13 milionë euro.